“A do shkoje në dasmën e Norës?”/ Robert Berisha jep përgjigjen epike dhe i befason të gjithë

Robert Berisha i ftuar në emisionin “Goca e gra” ku tha se nëse Nora do e ftonte në dasmë ai jo vetëm që do shkonte, por edhe do këndonte.
“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, tha ai.

Roberti dhe Nora janë një nga shembujt më të mirë në shoëbizin shqiptar, të cilët përveç se prindër të vogëlushes Renee ruajnë edhe një raport korrekt me njëri-tjetrin, gjë që e theksoi edhe njëherë këngëtari.