Viti i ri shkollor/ Rakacolli zbulon vendimin që ka marrë ministria!

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse zbatohen masat antiCOV|D që janë aktualisht situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur mirë.
“E rëndësishme është të zbatohen masat që janë në fuqi. Situata është e qëndrueshme. Nëse zbatohen masat anti COV|D do përmirësohen më tepër shifrat. Procesi i vaksinimit do ecë me shifra të kënaqshme. Ne kemi të vaksinuar plotësisht personelin shëndetësor, kemi arsimtarë, policë, ata që janë me sèmundje krònike. Shqipëria ka ecur mirë me vaksinimin, por duhet të jemi më mirë dhe do jemi më mirë”, tha Rakacolli.|

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor dhe për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit do të zbatohet një protokoll masash. Këtu Zv.ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se mësuesit duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi në të kundërt test PCR çdo javë. Rakacolli nënvizoi se maska do të jetë e detuyuar për të gjithë nxënësit mbi 12 vjeç, me përjashtim të atyre që s’e mbajnë dot për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kemi hartuar një protokoll, ka qenë një bashkëpunim prej 1 muaji me ministrinë e Arsimit. Gjithçka është përgatitur në bazë të protokolleve anti COV|D. Problemi është te zbatimi. Mbi 12 vjeç e kanë maskën me detyrim. Mësuesit ditën që fillon shkolla duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi. Në rast të kundërt duhet të bëjnë test cdo javë”, tha Rakacolli.

Edhe studentët që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, të cilën e kanë me detyrim, do të duhet të paraqesin test PCR çdo javë. Sa i përket mësimit online Rakacolli tha se një gjë të tillë e vendos ministria e Arsimit.
“Është e njëjta gjë si për mësuesit edhe për studentët. Ata duhet të paraqesin test që nuk infektojnë shokët e tyre. Mënyrën si ofrohet mësimi se paraqesim ne si komitet. S|i përshtatet institucioni karshi sigurimit të këtij shërbimi, universitetet mund të bëjnë politikat e tyre, mund të ofrojnë mësim online”.

Sa i përket faktit se 5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar me të 2 dozat, zv.ministrja theksoi se asnjë vaksinë nuk të mbron 100%.

“Asnjë lloj vaksine nuk siguron mbrojtje 100%. Varet nga mënyra si reagon organizmi, është e njëjta gjë edhe për vaksinën COV|D. Vaksina s’te mbron 100%. Është bërë shumë e qartë që vaksina krijon një mbrojtje të madhe karshi sèmundjes sidomos për format e rënda të sèmundjes. Ka gra shtatzëna të infektuara që disa prej tyre si kanë forma të lehta. Dhe kjo shkon në funksion të asaj që kemi thënë që të vaksinohen dhe gratë shtatzëna dhe jo shtatzëna. Nëse do ishin vaksinuar shtatzënat sdo ishin aty ku janë”.

Deri më tani janë ezauruar 80% e kapaciteteve në 2 spitalet COV|D. Në rast se rriten shtrimet dhe infektimet Rakacollit tha se i kanë marrë masat.

“Kemi kapacitete për të përballuar ngarkesa dhe më të mëdha se viti i kaluar. Numri i shtrimeve ka ardhur duke u rritur. 80% e kapaciteteve të 2 spitale COV|D është mbushur. Pastaj kalojmë te hapja e COV|D 4 nëse rriten. I kemi gati skenarët e përballimit të situatës në rast përkeqësimi”.

Sa i përket vendimit për të marrë dozën e tretë Rakacolli nënkuptoi se mund ta bëjnë ata që e shikojnë të arsyeshme, por kohën duhet ta vendosë komiteti përkatës.

“Vendimi për të bërë vaksinë i përket komitetit të vaksinimit, ai komitet është permanent. Është vetëm me specialistë të fushës. Është detyra e atyre që shikojnë vaksinat shohin gjërat pro dhe janë ata që rekomandojnë. Nëse vendimi për të bërë dozën e tretë duhet të vijë nga ky komitet. Ka specialistë që japin rekomandime për vaksinim të fëmijëve, por ka dhe të tjerë që japin argumenta kundër. Kur flasim për dozën e tretë do flasim dhe kur, pas sa kohësh duhet ta bëjnë ata që e vlerësojnë. Ajo që jemi munduar të bëjmë për qytetarët është të merren vendime nga ekspertë të fushës që mbajnë përgjegjësi dhe që deri më sot kanë bërë më të mirën”.

E pyetur nëse po shiten pasaporta vaksinimi, kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve u përgjigj: “Këtë se di dhe s’di që ndonjë mjek ta ketë bërë problem dhe nëse ka një gjë të tillë kjo është një vepër pènale dhe duhet dènoncuar sepse është e rèndë”.