Të dy ‘live’ në të njëjtën kohë! Berisha apo Basha, ja kush po e fiton garën e shikuesve online (FOTO)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka nisur në orën 18:00 takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me bazën e PD-së.

Por gjithashtu pas ardhjes së kryeministrit Edi Rama fjalën në Kuvend fjalën e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha, pikërisht në të njëjtën kohë ku po fliste dhe Berisha.

Veç atyre që janë të mbërthyer pas ekraneve shumë të tjerë, debatet politike i kanë ndjekur nga rrjetet sociale e sidomos në Facebook, ku bëhet live stream.

Në të njëjtin moment, Berisha kryeson ndaj kreut të PD sa i përket shikueshmërisë.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se Berisha ka më shumë audiencë se Basha.