Një ditë para takimit të Sali Berishës në Fier, Lulzim Basha bën lëvizjen e PAPRITUR

Kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur në takim krerët demokratë të PD-së në Fier. Takimi i Bashës me drejtuesit e PD në Fier, vjen një ditë para takimit që ka paralajmëruar ish kryeministri Sali Berisha. Nuk dihet nëse kjo është një strategji e Bashës për të “sabotuar” mbledhjen e Berishës.

Berisha ka nisur ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Ai e nisi këtë mbledhje në Tiranë dhe tha se do të zhvillojë takime në të gjithë vendin, ku i radhës ishte Fieri.