Flamur Noka: Si e mora vesh lajmin e përjashtimit të Berishës nga PS

Duke folur për vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga PD, deputeti Flamur Noka në Report Tv ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha ka një ndryshim të vetëm me kryeministrin Rama.

Rama tha ai po bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij kurse Basha gjithçka për ta shkàtërruar.

“Edhe kjo tregon një momet të rëndë për demokracinë e PD. Ne ishim mbledhur për mbledhje grupi, një kolege më thotë hap fb dhe shoh kryetari ishte duke folur e dëgjoj që ka marrë këtë vendim. A është normale që ke thirrur kryesinë dhe vendimin e kalon në fb.

Kjo është të tallesh me të gjithë deputetët. PD ka institucione, në të kundërt hajt të zhdukim institucionet. Nëse ti nuk pyet kushtetutën e PD si mund të të besojnë qytetarët që nesër sdo shkelësh kushtetutën.

Ka vetëm një ndryshim mes Ramës dhe Bashës ai bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij Basha gjithçka për ta shkatërruar. Basha më ka kërkuar vetë të flasim, debati ka qenë normal i qetë pas vendimit për përjashtimin e Berishës”. /Shqiptarja