Çfarë di Bill Gates për kòronavirusin? Mediat zbulojnë lëvizjen e papritur të miliarderit që i befasoi të gjithë

Miliarderi Bill Gates ka vendosur të investojë në një nga sektorët e goditur më rëndë prej pandemisë që është turizmi
Miliarderi e “ka arkivuar Cov|din”, thonë mediat e huaja dhe është kthyer në aksioner kryesor të zinxhirit të hoteleve të luksit “Four Seasons”. Me blerjen e fundit, Cascade Investement, shoqëria që menaxhon pasurinë e Gates, mori kontrollin e këtyre hoteleve të njohura, për të cilat ka paguar 2,2 miliardë dollarë kesh.

Me 71.5% të aksioneve, Cascade bëhet aksionerja më e madhe e shoqërisë, e ndjekur nga princi saudit Alwaleed bin Talal, njeriu i katërt më i pasur i botës sipas Forbes. Themeluesit të zinxhirit të hoteleve, Isadore Sharp, i mbeten vetëm 5% të aksioneve. Në rrjetet sociale është hedhur ideja se Gates di diçka për pandeminë, se ndryshe nuk do të rrèzikonte t`i hynte një sektori të gjunjëzuar si ky prej kòronavirusit.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, vetëm në 2020-tën, turizmi global humbi 1.300 miliardë dollarë për shkak të kufizimeve të udhëtimit, te vendosur me qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë.