Besart Kadia tregon lajmin fantastik që dha Merkel për Shqipërinë

Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia tha se lajmi i ditës së sotme është që vetë kancelarja e Gjermanisë pohoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet dhe meritojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Angela Merkel dha një shpresë tjetër, kur deklaroi se vetoja e Bullgarisë është e përkohshme dhe kjo sipas tij shton më tej shpresat, që Tirana dhe Shkupi të ecin më shpejt drejt familjes europiane.

“Lajmi sot ishte ky: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për t’i hapur negociatat. E thënë nga Merkel në Tiranë se Tirana dhe Shkupi janë gati të hapin negociatat me BE, për mua është lajm i mirë dhe ky është lajm i ditës. Dhe dha shpresën se çfarë ka ndodhur me Bullgarinë është e përkohshme. Lajmi i dytë që Merkel dha është se Serbia nuk mund të hyjë në BE nëse nuk ka zgjidhur problemet me Kosovën”, tha ai për Euro News Albania.