Agron Gjekmarkaj merr postin e rëndësishëm nga Lulzim Basha

Pas largimit të Mark Markut si drejtues politik i Qarkut të Lezhës, vendin e tij do ta marrë deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj.

Lajmin e ka dhënë vetë kryedemokrati Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit të PD-së sot. Kujtojmë se deputeti Mark Marku dha dorëheqjen nga posti pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Largimi i tij, i hapi rrugën Elda Hotit që u zgjodh edhe Zëvendëse e Markut.