Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm 6.1 ballë gódet këtë shtet

Një tërmet me fuqi 6,1 ballë ka góditur veriun e Peru-së. Qendra Sizmologjike Kombëtare e Institutit Peruan të Gjeofizikës (IGP) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 36 km dhe 12 km në perëndim të qytetit Sullana, në veri të vendit.

Autoritetet raportuan se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit, por të paktën 43 persona u plagosën dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas të dhënave fillestare.