Pùthje dhe përqafime me ish-kryeministrin grek, momente nga vizita e Ramës në Athinë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Athinën, ku është pritur me përqafime nga ish-kryeministri grek, George Andreas Papandreou.

Ende nuk bëhen me dije detajet apo arsyet e vizitës së Shefit të Ekzekutivit, por siç shihet edhe nga foto, takimi mes tyre është shumë i ngrohtë.

Në orët më të vona, mendohet se Rama do të bëjë publike edhe arsyen e vizitës së tij në kryeqytetin grek, Athinë.