“Punon shumë orë sepse s’dëshiron të qëndrojë në shtëpi me mua”, 36-vjeçari në hall me gruan

“Jam i bindur që gruaja ime punon shumë orë sepse nuk dëshiron të qëndrojë me mua në shtëpi”- ky është rrëfimi i një 36-vjeçari për rubrikën “Deidre”.

Ai tregoi se bashkëshortja e tij, një vit më e vogël punon gjatë gjithë kohës dhe nuk gjen kohë për të kaluar me familjen e saj.

Rrëfimi:

Ajo është estetiste dhe ka dy sallone bukurie. Ajo punon gjatë gjithë kohës. Jemi të martuar prej 6 vjetësh dhe kemi një vajzë 3 vjeçe.

Por fëmija jonë vështirë se e sheh mamanë e saj, ndonjëherë nuk e shikon për disa ditë.

Nuk do të ishte aq keq nëse do të kalonim fundjavën së bashku, por as këtë nuk e bëjmë.

Jam në vështirësi, akoma vazhdoj të punoj nga shtëpia dhe po përpiqem të kujdesem për vajzën tonë.

Gjithashtu kujdesem gjithashtu për cdo gjë tjetër në shtëpi. E kuptoj që puna e saj është e rëndësishme, por edhe familja është.

Kur përpiqem të flas me të, ajo thotë është “reagim i tepërt dhe gjithçka që them bie në vesh të shurdhër’.