Ogerta Manastirliu jep lajmin e MADH

340 000 vaks1na Coronavac mbërrijnë së shpejti në vendin tonë, për të intensifikuar edhe më tej vaks1nimin masiv ndaj COV| D- 19. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Pritet që në ditët e ardhshme të mbërrijnë në vend, në kuadër të kontratës së qeverisë shqiptare, edhe 340 000 vaks1na Coronavac, që na krijojnë mundësinë për të realizuar sërish ndërhyrje të rëndësishme në raport me hapjen e fashës së vaks1nimit dhe gjithashtu edhe të ditëve të hapura në vijim, për grupmoshat +18 vjeç për t’u vaks1nuar. Ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë te vaks1nimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari”, deklaroi Manastirliu.