“Më vjen të shkul nga flokët”- Ja si i kthehet Rudina Dembacaj ndjekëses që e ofendoi: Pa afrohu njëherë

Moderatorja Rudina Dembacaj është “kapur” me një ndjekës/e në rrjetet sociale që e ofendoi për zërin e saj.

Ndjekësi/ja i bëri komentin gjatë një bashkëbisedimi virtual që Dembacaj po zhvillonte fansat në Instagram.

“Ke një zë acarues, më vjen të të shkul nga flokët”,– ishte komenti që i dërguan.

Por prezantuesja nuk ia ka lënë “mangët” dhe iu është përgjigjur: “Pa afrohu njëherë!”