Ledjana dhe Mevlani janë rikthyer me njëri-tjetrin? Publikohet fotoja që po ‘thyen’ rrjetin

Mevlani dhe Ledjana dolën çift nga “Përputhen”, mirëpo më vonë marrëdhënia e tyre u kris dhe siç ndodh zakonisht në ditët e sotme, përfundoi në “bllok”.

Ndërkohë që kanë kaluar muaj nga ndarja e tyre e shumëpërfolur, sëfundmi në rrjet po qarkullon me shpejtësi një foto, e cila ka hedhur dyshimet për një rikthim të tyre.

Një faqe fansash në Instagram ka publikuar një foto ku ata shihen në të njëjtin vend dhe me të njëjtit njerëz.

Kaq ka mjaftuar që të aludohet se Mevlani dhe Ledjana janë sërish bashkë. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar.