Kastriot Islami nxjerr lajmin alarmant: Shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë

Profesori Kastriot Islami ka publikuar një lajm alarmant.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, një shqetësim serioz pas ankesave të disa qytetarëve. Ata janë ankuar se duke pirë kafe të lirë në disa lokale rëndomë në Shqipëri, janë bërë me diabet të tipit 2, kjo pasi detyrohen t’i hedhin shumë sheqer, pasi kafja është e hidhur

“Te nderuar miq, shume qytetare me jane ankuar se kane dyshime qe “kafja e hidhur”, sidomos ajo qe tregetohet me cmim te ulet ne oret e para te mengjesit, po ju shkakton Diabetin 2. Sepse sipas tyre jane te detyruar te perdorin shume sheqer per te neutralizuar hidhesine. Nuk kam dijeni per kete gje dhe sygjeroj qe fjalen e fundit te sakte ta thote nje mjek specialist?! Shpresoj qe kjo te mos jete e vertete sepse efektet/pasojat do te ishin te shumellojta… ndjese per shqetesimin per kete lajm jo te kendshem!”, shkruan Islami.