Emigranti shqiptar bëhet heroi i ditës, Agimi shpëton italianin që ndodhej në rrez1k nga përmbytjet (VIDEO)

Imazhi i shqiptarëve është i ndryshëm në vende të ndryshme të botës, varësisht se si janë sjellë shumica e shqiptarëve rezidentë atje. Madje dhe brenda një shteti, zona të ndryshme kanë mendime të ndryshme për ne.

Veprat e mira, sidomos kur pasqyrohen dhe në media sigurisht që krijojnë tek të huajt një opinion dhe imazh pozitiv për shqiptarët. Si ky i fundit, ku një punëtor shqiptar është kthyer në heroin e ditës pasi ka shpëtuar një burrë italian të moshur.

Agimi ishte në një situatë kritike, gati për t’u rrëmbyer nga vërshimi i ujit. Burri italian ishte kapur pas një gardhi, ndërsa makina e tij ishte përmbytur nga stuhia.

Shqiptari i identifikuar me emrin Agim, njoftoi autoritetet dhe më pas u fut në ujë. Mori një kavo të gjatë të cilën nga njëra anë ia dha ta mbajë fortë burri italian, ndërsa anën tjetër ia dha traktorit që ta tërhiqte.