E thotë studimi: Burrat të “çmendur” pas Kombëtares, 3 në 10 gra italiane tràdhëtojnë gjatë ndeshjes së Europianit

Një në tre gra italiane tràdhëtojnë gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar në Kampionatin Europian. Kjo është vërtetuar nga një sondazh i bërë nga Gleeden, një faqe e rëndësishme për “takime jashtëmartesore” që javët e fundit ka parë një rritje të regjistrimeve (gati 50%).

Sipas këtij studimi, gratë italiane i takojnë partnerët e rinj sapo burrat e tyre dalin për të parë ndeshjet me miqtë, dhe pas 90 minutash kthehen sërish në shtëpi.

Gjatë dy ndeshjeve të para të grupit kundër Turqisë dhe Zvicrës, kishte mbi 350,000 gra të lidhura në këtë sit, një shifër anormale që, sipas asaj që u zbulua nga agjencia, nuk kishte ndodhur kurrë në javët e mëparshme.