E mohuan lidhjen, Mevlani dhe Aristela fotografohen bashkë në shtrat/ Si qëndron e vërteta?

Kohët e fundit është përfolur se Aristela dhe Mevlani kanë nisur një lidhje. E ftuar në “Abc e Pasdites” Aristela i mohoi thashethemet duke thënë se ata kanë marrëdhënie shoqërore.

Mirëpo një foto e postuar nga Mevlani i ka nxitur sërish këto thashetheme. Dyshja shfaqen duke pozuar në shtrat bashkë teksa Mevlani e ka mbështetur kokën në preherin e Aristelës.Nuk dihet ç’marrëdhënie kanë të dy pas përfundimit të “Përputhen”, por Aristela ka thënë se ajo e pëlqente vërtet Mevlanin në fillim.

“Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”, ka thënë Aristela.