“Do të jetë për herë të parë në Shqipëri”, Rama njofton ndryshimin e madh

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar ditën e sotme me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, u shpreh se sot shëndetësia është në pararojë të të gjithë procesit të transformimit dhe synimi për të realizuar autonominë spitalore për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar.

“Projekti i ri i maternitetit i cili ishte në proces për shkak të pandemisë dhe tërmetit u përshpejtua ashtu si në të gjithë territoret ku tërmeti krijoi një krizë për shërbimet dhe komuniteti. Kriza u shfrytëzua për të dalë shumë më të fortë.

Sot ne jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetin e shtretërve dhe për t’i ardhur në ndihmë trupës së shërbim me standarde dhe kushte cilësore.

Ky maternitet do të ketë jo vetëm rritje të kapaciteteve në trefish, por edhe një qendër prematuriteti për herë të parë në Shqipëri si një risi për të posalindurit. Ky projekt dhe të gjitha projektet e tjera në sektorin e shëndetësisë ecin paralelisht për të ndërtuar sistemin deri në transformimin e tij të plotë”, tha Rama.