Demokratët “kryqëzojnë” Bashën: E harrove të gjithë sakrificën tonë dhe na thërret veç kur të duhemi

Kreu i PD Lulzim Basha, pas humbjes së thellë me 25 Prill po ndjek hapat e kryeministrit Edi Rama. Që nga dita e sotme ai ka filluar të urojë mirëmëngjesin në rrjete sociale, si Rama, duke treguar edhe vendndodhjen e tij “Mirëmengjes nga konaku i Zorgjit në Theth”, ka shkruar Basha në rrjete sociale.

Por menjëherë kanë vërshuar kritikat e demokratëve, duke i thënë se a të doli gjumi, a i harrove zgjedhjet, gjallë qenke e të tjera si këto. Demokratët kanë vërë re edhe sjelljen e Bashës njësoj si Rama, madje ata kanë dyshuar se mos po e kalon fundjavën në Theth me Tom Doshin apo me Ramën.

“A do bësh kthesë ti, apo si e ke hallin, aq shumë të pëlqejnë lekët e Ramës?…Me Tom Doshim u takove se është krahina e tij?….O kryetar mos hidh foto si Edi Rama…Po po mirëmëngjesi thotë edhe Rama dhe 12 vjet në pushtet dhe së shpejti 16…O njësh gjallë qenke ti…Nga aty do ta fillosh lu ftën…A je vetëm apo me rrumpallën?….Mirë e ke se votimet i harrove, populli që të mbështeti le të vuajë…Paske filluar edhe ti me këto mirëmëngjest si ai i çmenduri…E bën robi një pushim në Theth se u lodhe duke fjet gjumë në Tiranë…”

Këto janë disa nga komentet e demokratëve, bërë në rrjetin social të Bashës, i cili nuk di t’i ndalë betejat dhe luftërat, ndonëse herë nga Tirana i përgjumur, herë nga Holanada, herrë nga Gjiri i Lalzit dhe herë nga Thethi turistik. (CNA)