“Debatet e mia shkonin 1.7 milionë views”, Sindi zbulon pse zgjati aq shumë qëndrimi i saj në Përputhen dhe i zbulon të “palarat” emisionit

Ish konkurrentja e Përputhen, Sindi Loci, realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo iu përgjigjet pa hezitim pyetjeve të ndjekësve edhe nëse kanë lidhje me pjesëmarrjen e saj në Përputhen.

Sindi pranon se Olsa e ka mbajtur më shumë në program për shkak të dinamikës dhe debateve të saj me ish konkurrentë të tjerë pasi kishte shumë klikime.

“Mendon se Olsa të ka mbajt më shumë në program sepse je dinamike dhe në këtë mënyrë rriteshin klikimet”, ishte pyetja e ndjekësit.

“Normal, debatet e mia shkonin deri në 1.7 milionë views. Mos të flasim për komentet 3K vetëm në Insta”, përgjigjet Sindi.