Bledi Mane ‘zbulon’ ministrat e ardhshëm të Ramës: Do e ‘mbysin’ gratë

Megjithëse shtatori nuk ka ardhur akoma, “ethet” e tij për krijimin e qeverisë së re po fillojnë të përcillen që tani.

Gazetari Bledi Mane ka guxuar të bëjë parashikimin e tij lidhur me vendimmarrjen e Ramës për ministrat në shtator, jo për një por për të gjithë kabinetin qeveritar duke theksuar se kryeministrin do e “mbysin” gratë.

Lista sipas Bledi Manes:

-Elisa Spiropali, kryetare kuvendi

-Edi Rama, kryeministër

-Eduart Ndreca, ministër i mbrojtjes

-Olta Xhaçka, zv.kryeministre&ministre e jashtme

-Romina Kuko, ministre e brendshme

-Anila Denaj, ministre e financave

-Belinda Balluku, ministre e punëve publike&transporteve

-Erion Braçe, ministër bujqësie

-Arben Ahmetaj, ministër rindërtimi dhe zhvillimi rural

-Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë

-Ardian Çela, ministër i mjedisit&energjitikës

-Vlora Çitaku, ministre e kulturës&turizmit

-Evis Kushi, ministre e arsimit&sporteve

-Genta Bungo, ministre e drejtësisë

Siç shihet edhe nga lista e publikuar nga Mane, 6 prej ministrave do të vazhdojnë të mbartin po të njëjtën detyrë: Olta Xhaçka do të jetë sërish ministra e jashtme, duke iu shtuar një detyrë e re, ajo e zëvendësministres. Anila Denaj, ministre e Financave, Belinda Balluku, ministre e punëve publike dhe transporteve, Arben Ahmetaj, ministër rindërtimi dhe zhvillimi rural, Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë dhe Evis Kushi, ministre e arsimit dhe sporteve.

Në kabinetin e ri të qeverisë Rama 3, sipas gazetarit do të ketë shumë emra të rinj.

Mane në listën e tij si ministër mbrojtjeje parashikon Eduart Ndrecën, Romina Kuko si ministre të brendshme, Erion Braçen, si ministër bujqësie, Ardian Çelën, si ministër i mjedisit dhe energjetikës, në postin e ministres së kulturës Vlora Çitakun, ndërsa si ministre drejtësie do të shohin Genta Bungon, sipas gazetarit.

Ajo çka vihet re në listën e publikuar nga Bledi Mane është se kabineti i shtatorit do të jetë kryesisht i përbërë nga gratë.

Pavarësisht parashikimeve, për kabinetin e ri është në dijeni vetëm kryeministri Edi Rama.