Zgjedhjet e PD, MBYLLET Lezha, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku kandidonin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Deri tani kreu aktual i PD prin me rreth 81% të votave, por zyrtarisht të dhënat do të publikohen pasditen e sotme.

Sakaq, bëhet me dije se ka përfunduar numërimi i votave edhe në Lezhë, ku fitues është Lulzim Basha me 900 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj.

Votat në Lezhë:

1- Lulzim Basha- 900 vota

2- Agron Shehaj- 159 vota

3- Fatbardh Kadilli- 21 vota

4- Edith Harxhi- 16 vota

Morën pjesë 1102 votues, 6 vota rezultuan të pa vlefshme.