Votoi pro shkarkimit të Metës, Tedi Blushi poston foton e deputeti me 500 euro në ballë

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar sërish në lidhje me votimin në parlament të shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Tedi Blushi ka postuar në facebook një foto të deputetit të opozitës parlamentare Besnik Troplini me 500 euro në Ballë, ku sipas tij po feston shkarkimin.

Postimi i plotë:

Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorru psion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.

I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha