Vjosa Osmani udhëton drejt Turqisë dhe takon Erdoganin, ja për çfarë diskutuan

Ditën e sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë, ku është takuar në Antalia me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan

Në një postim në rrjetet sociale, presidentja e Kosovës tha se kanë diskutuar për raportet e mira në mes të dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Osmani tha se e falënderoi presidentin për përkrahjen e Ankarasë zyrtare, për Kosovën ndër vite.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkroi Osmani në Facebook.

“E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”, shtoi ajo.