VIDEO/ Vajza grindet me të dashurin dhe hipën mbi kofano, ai nget makinën me shpejtësi

Videoja që është bërë virale prej javësh dhe që po qarkullon në rrjetet sociale, ku është filmuar një vajzë në kanionin e Tijesnos në Bosnje dhe Hercegovinë duke qëndruar mbi kapakun e motorit të një veture në lëvizje, ka arritur edhe në duart e policisë në Banjallukë që po mundohet të përcaktoj rrethanat e rastit.

Një vajzë e panjohur kishte vendosur që përmes kanionit të Vërbasit, të kaloj mbi kapakun e motorit të një veture.

Videoja është bërë virale dhe tregon bashkudhëtarin që filmon kaionin e Vërbasit, kur në një moment nga kahja e kundërt sheh një veturë që në anën e majtë të kapakut të motorit qëndronte një femër e veshur me fustan.

E siç raportojnë mediat boshnjake, këtij veprimi i kishte paraprirë një grindje e çifti, e vajza kishte vendosur të ngjitet mbi veturë derisa partneri i saj tentonte të largohej nga ajo.