Veprimi i çuditshëm i Ronaldos me Coca-Cola-n po bën xhiron e botës(FOTO)

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka një dobësi të veçantë kur vjen puna për gjërat që konsumohen, madje ka deklaruar shpesh se do të donte që djali i tij të mos konsumonte pije me gaz, si Coca-Cola psh. Dhe këtë gjë e vërtetoi edhe me veprimin e sotëm gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes debutuese të Portugalisë në këtë Europian. Teksa po bëhej gati të mbante fjalën e tij, menjëherë sapo është ulur në tavolinë Ronaldo ka vënë re dy Coca-Cola dhe me të shpejtë i mori dhe i largoi nga tavolina. “Coca-Cola…pfff! Ujë më mirë”- ishte ky reagimi që la të kuptohej Ronaldo.