“Sa mungon ti”, Erion Braçe e nis ditën me dedikimin prekës për socialistin e ndjerë

Zv.kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën e sotme me një mesazh prekës për mikun e tij, socialistin Bashkim Fino.

Braçe shkruan se dje në kongresin e PS-së e ndjehu mungesën e Finos, por ai atje lartë ku është duhet të ndihet krenar për vajzën e tij, Megin, e cila iu bashkua PS-së.

“Sa mungon ti!!

E ndjeva cdo dite kete here “ne fushe”!

Por nga atje lart,

krenohu per Megin tend, Bashkim!

Mik! Kampion!”, shkruan Braçe.