Po ecte me biçikletë, Varhelyi dhe Soreca i presin rrugën Erion Veliajt (FOTOT)

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ishte sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, për të vizituar nga afër Muzeun Historik Kombëtar, në të cilin po kryhen punime me financim të BE-së.

Por pasi janë larguar nga sheshi Skënderbej dhe janë drejtuar në afërsi të ambienteve të Bashkisë, aty pranë kanë takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte duke ecur me biçikletë.

Pasi janë takuar me Veliajn, ata kanë vazhduar rrugën e tyre.