“Përshëndetje Edi”, Fatos Nano shfaqet në këtë 30 vjetor të PS, ja mesazhi i rëndësishëm që u jep socialistëve

Kongresi i PS-së që po zhvillohet në një ditë me ditëlindjen e 30-të të partisë pas dokumentarit me rrugëtimin i la fjalën liderit historik Fatos Nano, i cili kishte një mesazh për të gjithë socialistët dhe kryeministrin Edi Rama.

“Të dashur bashkëmoshatarë! Kështu ju quaja vitet e para apo jo, në vitet kur së bashku e bëmë PS forcë të parë në Shqipëri. Europiane dhe fituese. Sot jemi të gjithë 30-vjeçarë. Kemi ditur dhe mundur që të ruajmë traditat më të mira duke u përballur me zhvilluar dhe duke ecur me sfidat e kohës. Prandaj jemi e vetmja forcë politike që mendon globalisht dhe vepron lokalisht. Me solidaritet ne ditëm dhe mundëm të formojmë lidershipe të reja. Përshëndetje Edi! Ta kalojmë stafetën nga vjetrit tek bijtë duke mbajtur në pararojë të shoqërisë një forcë shumë brezash që po europianizon Shqipërinë. Natyrshëm jemi infektuar edhe ne nga sëmundjet të trazicionit por kemi ditur t’i përballojmë më mirë se kushdo tjetër. Sprova e vitalitetit kur jo të gjithë ndryshojnë për mirë është fitorja e mandatit. Frymëmarrje përtëritëse. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë arritje të jashtëzakonshme. Dhe ju uroj të gjithëve suksese të reja. Dhe të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE. Ky është misioni ynë me kohën dhe veten. Askush nuk e përmbush dot këtë mision. Unë kam besim të plotë se me Edi Ramën dhe me bekimin e Zotit do ta përmbushni këtë mision. E gëzofshi përvjetorin e pjekurisë. Le të vazhdojnë ditët dhe vitet e bardhë. Rrofshi dhe qëllofsh gjithnjë në shenjë. Gëzuar.”, tha Nano.