Olta Xhaçka jep lajmin e MADH

Po përpiqej ta fshihte nga Putin, ajo që nxori Joe Biden nga xhepi anësor i xhaketës po bën xhiron e botës.

Presidenti Biden u shfaq me një copë letër për ta ndihmuar me kujtesën në samitin e nivelit të lartë me homologun e tij rus, Vladimir Putin të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës ditën e mërkurë.

Biden duket se përpiqet që ta fshehë nga syri i Putin, një ish-agjent i KGB-së, “ndihmën” e vogël që ka për kujtesën, teksa ulen përballë me në mes një tavolinë të vogël brenda ndërtesës historike “Villa la Grange”.

Në kohën kur gazetarët dhe reporterët po shkrepnin fotografitë e rastit të dy udhëheqësve, Biden nxorri një copë letër, para se ta fuste me shpejtësi në një xhep anësor të xhaketës.

Gjatë qëndrimit, Presidenti amerikan, 78 vjeç u shfaq i qetësuar dhe me vetëbesim përballë Putinit, 68 vjeç. Biden u pozicionua me këmbët e kryqëzuara njëra mbi tjetrën, ndërsa Putin dukej si në siklet me qëndrimin thuajse gjatë të gjithë kohës me duart e lidhura.

Pamjet që tregojnë Biden me copën e letrës si ndihmë për kujtesën u përhapën me shpejtësi, ndërkohë që me aq sa media u lejua që të filmojë, dy udhëheqësit shmangën kryqëzimin e shikimeve pas kaosit që u krijua mes gazetarëve dhe shërbimeve të sigurisë të SHBA dhe Rusisë.

Ky kaos shmangu disi deklaratën e Biden, që e quajti Rusinë dhe SHBA dy “fuqi të mëdha”. Biden pohoi me kokë edhe pyetjes së një gazetari nëse e besonte Vladimir Putinin, para se shefja e tij e zyrës së komunikimit, Kate Bedingfield të ndërhynte duke thënë se “Presidenti ishte i qartë se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetjeje. Ai e tha para dy ditësh, verifiko, pastaj beso”.

Në një tjetër moment, Biden shfaqet i turbulluar nëse duhej të pranonte pyetje, apo jo dhe pyet Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken: “S’jam i sigurtë si do të funksionojë, me radhë?”

Përmbajtja e letrës që Biden kishte me Putin mbetet e paqartë, por në të shkuarën ai ka përdorur shënimet me emrat dhe portretet e gazetarëve për t’u dhënë radhën për pyetje. Një të tillë e bëri në konferencën e parë si President në muajin mars.

Gjatë kësaj konference, Biden kishte edhe një fletë tjetër të printuar me fjalët “Infrastrukturë”, “Kina”, “Ura” dhe “Rrugët”. Pavarësisht këtyre shënimeve, në atë konferencë, Biden gaboi duke thënë se SHBA renditej e 85 në rang global për cilësinë e infrastrukturës, para se të korrigjonte veten duke thënë 13.