Nuk përmbahet Nishani: Ç’a janë presidentë e kryeministra, t’iu konfiskohet pasuria, t’iu merren lugë e pirunj

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani ishte sot në Mat në krah të kandidates për kryetare partie, Edit Harxhi, në kuadër të fushatës që kjo e fundit po bën për zgjedhjet e 13 qershorit.

Ish-presidenti kërkoi që politikanëve t’ju bëhet vetting për pasurinë, dhe nëse e kanë vënë me pa të drejtë, t’iu konfiskohet.

“Një muaj fushatë nuk folëm dhe deno ncuam me dhjetëra hajde korru psioni dhe hajdutërie, nuk folëm. Cfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; vetting, hetim dhe konfiskim i cdo luge dhe piruni që ke t’i ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite.

Dhe jo vetëm këta që janë atje, por cfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër deputet, cfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum.

Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit të dalësh vetë i pari në dritën e diellit”, tha Nishani.