Nis menjëherë aksioni, zbardhet çfarë do të ndodhë ditën e nesërme në vendin tonë: Nuk do të tolerojmë asnjë!

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për të ndëshkuar gjithë ndërtuesit e pronarët për objektet pa leje. IKMT ka nisur aksionin.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberi tha se nuk do të ketë asnjë tolerim.

“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”, tha Zyberi.