Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për mjekësinë shqiptare. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë njofton se është ndarë nga jeta Dr. Pavli Xinxo, në moshën 91 vjeçare.

Ai e filloi karrierën si farmacist në qytetin e tij të lindjes, në Berat. Në vitin 1958 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Pragës. U transferua në Tiranë ku u emërua kryetar i degës farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë. Më pas me krijimin e depos farmaceutike, u emërua drejtor i saj.

U specializua në Kinë për mjekësi popullore dhe së bashku me Prof. Zef Simën krijuan Institutin e Mjekësisë Popullore, ku u emërua nëndrejtor i këtij institucioni. Në këtë kohë bashkë me Petrit Kokalarin dhe Prof. Zef Simën punuan dhe botuan librin Bimët Mjekësore në familje.