Merret vendimi zyrtar/ Kushtetuesja shfuqizon vendimin e tij për…

Gjykata Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Zef Hilës. Sipas Kushtetueses, është shkelur e drejta e Hilës për tu dëgjuar.

‘Është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar’- thuhet në vendim.

Çfarë ndodhi mes Hilës dhe Ramës?

Ish-kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, u shkarkua nga kryeministrti Edi Rama pas fjegies së KZAZ-së në Bushat. Ngjarja ndodhi në muajin qershor të vitit 2019. Vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, nisën tensione të forta në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Nga sùlmi me molotov u plàgosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dèshpërimit.

Ndërsa Ministri i Brendshëm në atë kohë, Sandër Leshaj ia faturoi Hilës këtë vendim dhe paralajmëroi shkarkimin e tij. Një ditë më pas, Rama zyrtarizoi fjalët e Lleshaj i ka zyrtarizuar në dokument dhe shkarkoi Hilën, duke lajmëruar edhe ndjekjen e tij pènale.