“Me gazetaren e famshme”, Edi Rama jep intervistë për median prestigjoze franceze

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi, se ka dhënë një intervistë për median franceze FRANCE24.

Rama ka ndarë një foto me gazetaren e famshme Caroline de Camaret teksa ndodhet i ftuar në studion e saj.

“Paris – Me gazetaren e famshme Caroline de Camaret për televizionin FRANCE24”, shkruan Rama.

Rama ndodhet në Francë prej disa ditësh. Një ditë më parë ai u ndal në shtëpinë e ish-presidentit francez Nicolas Sarcozy.