Historia e fshatit shqiptar, banorët besojnë në vetëm dy fe dhe kanë të gjithë një mbiemër

Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit në Kosovë, ka dy karakteristika shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishterizmin.

Sipas gojëdhënave, fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme fetare. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara.

Brusi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të shkuar atje duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës. Banorët, edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare respektohet shumë.

Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja. Të gjithë banorët e fshatit kanë mbiemrin Gashi, ndërsa kanë vetëm dy besime në të cilat luten. Ata janë katolikë dhe myslimanë.