Franca merr vendimin e rëndësishëm, jep lajmin e mirë për vendin tonë

Franca ka dhënë një lajm të mirë për vendin tonë. Duke nisur nga sot, 9 qershor 2021, Franca do të lejojë hyrjen e shqiptarëve me pasaportë biometrike dhe që kanë bërë një nga vaks1nat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisur me test PCR.

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrez1k të ulët infektimi.

“Për ata që nuk janë vaks1nuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi”, thuhet në njoftimin e aeroportit të Rinasit.

Njoftimi i plotë:

Franca, nga sot, më 9 Qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Cov1d-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrez ik të ulët infektimi.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)

Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.