E pabesueshmë/Putin ‘zhvìshet’ në Gjenevë para takimit me Biden(FOTO)

Në Gjenevë, para takimit të presidentit të SHBA-ve Joe Biden me atë të Rusisë, Vladimir Putin, një ‘Vladimir Putin” qarkullon nëpër rrugë, i zhveshur tek pjesa lart.
Ky person, mori pjesë në protestën e organizuar për të kërkuar lirimin e kritikut kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny.

Me gjysmën e trupit të zhveshur dhe me pantallona ushtarake për të përqeshur veshjen e pushimit të presidentit real të Rusisë, protestuesi Alexander Lyubushin, vendosi një maskë me fytyrën e Putin dhe me ironi i kërkoi policisë që të àrrestonte demonstruesit, teksa përpiqet t’i korruptojë ata me para të falsifikuara.