Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë, gjendet në një shtëpi të braktisur trupi i një 29-vjeçari. Ja çfarë thotë policia

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të policisë, personi i identifikuar me inicialet A.D 29 vjeç është gjetur në një banesë dykatëshe të pabanuar.

Dyshimet e policisë janë se i riu ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve nark0tike.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve nark0tike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.