Dosa shtatzënë arratiset nga ferma dhe i pjell gicat në pyll: quhet Matilda

Një organizatë bamirësie për kafshët shpreson të shpëtojë një dosë e cila u arratis nga një fermë dhe shkoi të pjellë derrkucët në pyje.

Një shëtitëse qensh u befasua kur zbuloi dosën kur po pinin gicat e saj, tek kalonte në pyjet pranë Ollerton në Nottinghamshire.

Ata bënë thirrje që fermeri të njoftohej për këtë.

Anna Aston, shëtitësja e qenve që e gjeti Matildën, tha se u hutua kur për herë të parë u ndesh me derrat në pyll të hënën.

“E dija që ata nuk ishin derra të egër; dukeshin si derra të zakonshëm,” tha ajo.

“Po mendoja”kjo nuk është e drejtë “.

Ajo kontaktoi” Brinsley Animal Rescue”, e cila ofroi ndihmë.

“Nga kudo që ka ardhur, dosa mëmë meriton një jetë të sigurt dhe të lumtur me familjen e saj të vogël”, tha zonja Aston.

“Unë mendoj se ajo e ka fituar lirinë e saj tani.”

Jon Beresford, i cili drejton organizatën bamirësise, tha se do të kishte nevojë për leje nga fermeri për të tërhequr dosën me gicat se ndryshe mund të konsiderohej si vjedhje.

Ai beson se ajo ka 10 gica dhe e ka quajtur familjen “Ollerton 11” pas Dyshes Tamëorth – një çift derrash që u arratisën dhe shpëtuan kur po shkarkoheshin nga një kamion në një thertore.

Ai beson se Matilda u arratis për të mbrojtur gicat e saj. “Është pothuajse instinkt i nënës: Dua të largohem prej këtu dhe të lind foshnjat e mia dhe ajo ka shpërthyer, ka ikur tutje”, tha ai.