Dorëzohet zv.kryeministri: Nuk kam kujt t’i drejtohem, do marr kazmën vetë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.
Braçe publikon foto nga ndërtimi i qendrës Shëndetësore në Këmishtaj dhe thotë se teksa po bëjnë një punë të mirë, privati me manovrat e tij nuk po i lejon.

Braçe ka treguar sesi brenda qendrës shëndetësore publike ka ndërhyrë privati dhe i ka marrë një banjo për t’ia ngjitur dhomës së vet.

Braçe thotë se është ankuar për projektin dhe ka kërkuar që të prishet, por që nuk është marrë parasyshë kërkesa e tij, teksa I “demoralizuar” shkruan se e vetmja gjë i mbetet është “të marrë kazmën dhe ta prishë vetë”.

Postimi i plotë i Braçes: