Do jetë moderatore në Top Channel/ Antonela që bëri shumë bujë zbulon se konkurroi në versionin italian të “Për’puthen”, por u largua për këtë arsye

Antonela Berishaj ishte të martën e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” foli më shumë për rrugëtimin e saj televiziv në emision, e jo vetëm. Ajo tregoi se ka konkurruar edhe në “Uomini e donne”, që është versioni italian i programit të dashurisë të Top Channel, por për një arsye të fortë ajo hoqi dorë. Antonela rrëfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që lùftonin për djemtë.
Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh ajo. Antonela tregoi gjithashtu se i është vërtet mirënjohëse “Për’puthen”, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer. Ajo konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë show në përgjithësi.