Deputeti e thotë hapur: Pse nuk e meritoj postin e presidentit nëse Ilir Meta shkarkohet

Deputeti Kujtim Gjuzi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai u shpreh se vetë ai për arsye objektive familjare nuk e meriton postin e presidentit.

“Unë Metën e kam dërguar në gjykatën Kushtetuese e unë njoh shtetin e së drejtës. Meta nuk ka ikur akoma sepse duhet vota parlamentare për të shkuar në Kushtetuese.

Unë e kam thënë vetë se për arsye objektive familjare nuk e meritoj postin e presidentit. Më këtë unë e mbyll. Ne jemi njerëz të oborrit, por njeri i oborrit më shumë se Rama nuk ka”, tha Gjuzi për Ora News.