“Çmendet” në ajër pasagjeri: “Ndaloni avionin”, kap për fyti pilotin!

Një avion i Delta Airlines bëri ulje të detyruar në New Mexico vetëm për shkak të një pasagjeri, i cili u përpoq të sul.monte pilotin në mes të fluturimit.

Burri nisi të ulërinte : “Duhet ta ndalosh këtë avion”, dhe shkelmoi derën e kabinës së pilotit. Disa pasagjerë të tjerë ndërhynë menjëherë dhe e mbërthyen personin, pa e ditur sesa i rrez1kshëm mund të ishte vërtet ai. Njëri prej tyre përdori rripin e mesit për të lidhur burrin e dhu.nshëm.

“U treguan vërtet trima”, thuhet në shtypin britanik. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar nga inc1denti, por paniku që ai shkaktoi në bordin e avionit, ishte i madh.

Me të zbritur në tokë, burrin e prisnin agjentët e policisë që i vendosën pràngàt.

“Nuk e dimë nëse nëse qëllimi i tij ishte të rrëmbente avionin, por për çdo rast, nuk qe i suksesshëm. Avioni pati një ulje te mirë, dhe pasagjerët u larguan që andej pa probleme, ndërsa i dyshuari tashmë është në duart e policisë”, tha Delta Airlines në një deklaratë të lëshuar pas inc1dentit.

Top Channel