Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike në shtator? Agron Shehaj befason me përgjigjen e tij

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur mbrëmjen e sotme se PD do të futet në Parlament në shtator, pavarësisht se cili do të jetë kryetari i partisë.

Shehaj tha se përgjegjësi kryesor për humbjen e zgjedhjeve është Lulzim Basha, teksa shtoi se mendon që nuk ka shans që të përsëriten zgjedhjet.

“Unë mendoj se nëse PD nuk është në pushtet, kjo është një humbje. Ne kemi një problem shumë të madh me të vërtetën. E rëndësishme nuk është njohja e zgjedhjeve, por nëse do futemi ose jo në Parlament. Unë them që PD duhet të pranojë mandatet dhe do t’i pranojë, pavarësisht kush do të jetë kryetari i ardhshëm. Nuk ka shans të përsëriten zgjedhjet. Mendoj që lidershipi i PD ka përgjegjësi kryesore për rezultatin. Mendoj se PD fiton ose humbet zgjedhjet në bazë të kandidatit tonë për kryeministër. Përgjegjësia kryesore është e liderit të Partisë Demokratike”, tha Shehaj.