Analisti i njohur bën deklaratën “bòmbë”, tregon se çfarë e pret Ilir Metën pas shkarkimit

Analisti Mustafa Nano ka paralajmëruar se amerikanët pas shkarkimit do të fusin në listën e zezë presidentin Ilir Meta.

“Koston më të madhe e kanë krijuar mosmarrëveshjet dhe unë e kam bërë të udhës të mos gjykoj mosmarrëveshjet. Kur negociatat ndodhin duhet të jenë të mirëseardhura. Marrëvesha mes Nanos dhe Berishës nuk ishin të ndryshme nga ato që ndodhin sot. Ne kemi një skenë politike ku secili është zënë me tjetrin. Me shkarkimin e Metës kemi një bashkëpunim të maxhorancës dhe ndërkombëtarëve. Pas shkarkimit amerikanët mund të fusin në listën e zezë edhe Metën. Nëse do ketë ndërshkime nga sistemi ynë i drejtësisë do kapin edhe kahun tjetër përndryshe do të jetë e lëkundur besueshmëria. Ata kanë për të goditur edhe në kahun tjetër sepse kanë 8 vite në pushtet”, tha Nano për MCNTv.