“A je për me ba dashni?”/ I japin 1 milionë dollarë për një natë, Enca i befason të gjithë me kërkesën e saj të veçantë

Këngëtarja Enca Haxhia ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të tyre kurioze.

“A je për me ba dashni?”, ishte njëra nga pyetjet e sikletshme, së cilës ajo iu përgjigj: “Çdo ditë”.

Ndërkohë, një tjetër i shkruante se si ka mundësi që një vajzë kaq e bukur sa Enca nuk është martuar ende.

Më duhet ujë i shenjtë për sytë pas kësaj pyetjeje…”, shkroi Haxhia.

25-vjeçarja nuk nguroi t’i përgjigjej edhe një tjetër pyetjeje shumë pikante.

“1 milion dollarë për një natë?”, i shkruante ndjekësi, të cilit Enca i tha: “Euro”.

Mes mesazheve të shumta, artistja vuri re se kishte shumë pyetje për bullizmin. Duke mbështetur fansat e saj, artistja zbuloi se edhe ajo është bullizuar shumë, por tani e di se çfarë vlere ka dhe se kush është, prandaj nuk i bëhet vonë fare se çfarë thonë të tjerët për të.