Zbardhet LISTA e plotë/ Kush janë 50 deputetët që firmosën për të nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

50 deputet kanë firmosur për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Zabrdhet dokumenti me emrat e deputetëve dhe firmat.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat, ku bëri me dije procedurat që pritet në ditët në vijim për shkarkimin e Ilir Metës.

Hapat që do të ndiqen për këtë nismë, nga seanca dëgjimore me Metën, tek Komisioni Hetimor Parlamentar, raporti që i kalon Kuvendit dhe më pas 94 votat që duhen për të vendosur për shkarkimin ose jo të Metës si President.

“Më shumë se 1 të katërtat, 50 deputetë të kuvendit kanë depozirtura kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Metës. Në lidhje me veprimet që i bien në kundërshtim me kushtetutën e vendit, Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme që i kërkohet presidentit ti kthehet bianrëve. Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim.

Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim. Sic përcakton rregullorja kjo kërkesë do ti kalojë komisionit të ligjeve, të cilët do të shprehen nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për të ushtruar detyrën deri në 8 korrik. Nuk dua të ndërhyj aspak në misionin që ka komisioni i ligjeve. Besoj se në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur janë të gjtiha provat e nevojshme që argumetojnë qëndrimin tonë. Janë prova që inciojnë shkarkimin e presidentit”, u shpreh Balla në fjalën e tij.