Zbardh gjithë skenarin/ Melisa rrëfen momentin më të keq të jetës kur Andi i shprehu dashurinë Teas

Melisa Lleshi në intervistën me Olsin në emisionin e tij, ka treguar për momentin kur Andi u deklarua për Tean dhe i shprehu dashurinë. Ajo tregoi se është shtirur në shumicën e kohës dhe për këtë i ka kërkuar falje ndjekësve të emisionit.
“E para niher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë. Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh).

Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.